Edhe në këtë edicion të saj të gjashtë Maratona e Tiranës, vjen me një hapësirë special për të rinjtë e qytetit. Me datë 22 Tetor 2022 do të zhvillohet gara Fun Run, ku protagonist të kësaj kategorie do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të cilët do të vrapojnë në rrugët e qytetit duke mbartur mesazhin sensibilizues: “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.
Kjo garë do të fillojë në orën 09:00 në shëshin “Nënë Tereza” dhe do të përshkruaj një segment me gjatësi simbolike prej 2km i cili përfundon në sheshin “Skëndërbej”. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull do të ketë një shpërblim simbolik, por me shumë se kaq kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për ti nxitur të rinjt të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkuruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.
Në lidhje me organizimin e këtij eventi, njoftimet për pjesmarrje te nxënësve të shkollave të Tiranës do të bëhët përmes Drejtorive të shkollave dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, përgjatë muajit shtator 2022.