Edicioni
8
Ju lutemi, sigurohuni të lexoni me vëmendje rregulloren, pasi në rast se një pjesëmarrës rregjistrohet për një nga garat e maratonës në kundershtim me përmbushjen e kritereve të rregullores së eventit, ky rregjistrim mund të rezultojë i pavlefshëm.
(1)
Kushtet e mëposhtme do të jenë të vlefshme për të gjithë pjesëmarrësit në garat për kategoritë e mëposhtme:
- Marathon (42.195 km)
- Half Marathon (21,0975 km)
- Tirana 10K (10 km)
- We too (2.3 km)
Organizuesit e këtij eventi janë: Bashkia Tiranë, Fondacioni EDS dhe Federata Shqiptare e Atletikës.
Pjesëmarrësit e ketij eventi janë:
- Për kategorinë Marathon (42.195 km), të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë, të cilët në ditën e zhvillimit të eventit “Maratona e Tiranës”, kanë arritur moshën 18 vjeç.
- Për kategorinë Half Marathon (21,0975 km), të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë, të cilët në ditën e zhvillimit të eventit “Maratona e Tiranës”, kanë arritur moshën 18 vjeç.
- Për kategorinë Tirana 10K (10 km), të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptarë, të cilët në ditën e zhvillimit të eventit “Maratona e Tiranës”, kanë arritur moshën 18 vjeç.
- Për kategorinë We too (2.3 km), të gjithë shtetasit dhe jo-shtetasit shqiptar, të deklaruar me aftësi ndryshe, sipas ligjeve në fuqi të vendit të origjinës, të cilët në ditën e zhvillimit të eventit “Maratona e Tiranës”, kanë arritur moshën 18 vjeç.
Gjyqtarët e këtij eventi do të kenë rol orientues dhe vëzhgues, gjithashtu do të kenë rol ekzekutiv për përcaktimin e shkeljeve gjatë garës dhe certifikimin e rezultatit të garës.
2- Pjesëmarrja dhe siguria
(1)
Pjesëmarrja në një nga garat e MT-së, duke përdorur pajisje të tjera sportive ose transporti me motor nuk lejohet. Çdo lloj pajisje sportive ose transporti me motor, që mund të dëmtojë sigurinë, konkurencën e drejtë ose shëndetin e pjesëmarrësve apo spektatorëve nuk lejohet në konkurim. Për shembull, këtu përfshihen biçikletat, patinat, hover board etj. Pjesëmarrja me karriget me rrota me motor elektrik dhe të ashtëquajturat handbikes, për arsye sigurie dhe konkurimi të drejtë, nuk lejohen. Ky rregull qëndron për të gjitha kategoritë.
(2)
Shoqërimi i pjesëmarrësve me biçikleta, patina in line dhe mjete të tjera transporti ose kafshë nuk lejohet, kjo çon në skualifikimin e pjesëmarrësit përkatës. Personat shoqërues do të jenë të angazhuar dhe akredituar nga organizatori në ditën e garës vetëm për mbrojtjen e pjesëmarrësve.
(3)
Masat organizative u njoftohen pjesëmarrësve nga organizatori para eventit të maratonës. Është e domosdoshme të ndiqni udhëzimet nga organizatori dhe nga anëtarët e personelit të identifikuar si stafi organizativ. Në rast të veprimeve që shqetësojnë rrjedhën e duhur të eventit ose që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve, organizatori është i autorizuar të ndalojë dhe të skualifikojë personin në fjalë nga gara në çdo kohë. Dëshmitë e detyrueshme juridike kundër pjesëmarrësve mund të bëhen ekskluzivisht nga grupi i personave të autorizuar nga organizatori për këtë qëllim. Ky grup i personave gjithashtu përfshin anëtarët e shërbimeve mjekësore përgjegjëse për garën të cilët kanë të drejtë të ndalojnë pjesëmarrësin të marrë pjesë ose të ndërpresë garën e maratonës, në mënyrë që ta mbrojë në rast të simptomave përkatëse mjekësore.
(4)
Përgjatë itinerarit të garës do të ketë pika të furnizimit me ujë. Vendosja e tyre do të jetë afërsisht çdo 2 km. Për një performancë optimale gjatë garës, pjesëmarrësit mund të marrin ujë në këto pika. Të gjitha distancat do të jenë të shoqëruara me Policinë Bashkiake, Policinë e Shtetit, mjekët e garave dhe vullnetarët.
(5)
Eventi Maratona e Tiranës do të zhvillohet në të gjitha kushtet klimaterike. Megjithatë, organizatori rezervon të drejtën për të ndërprerë ngjarjen e maratonës në rast të rrezikut të afërt (p.sh. ngrohja, moti i rëndë, forca madhore, terrori, etj).
3- Regjistrimi dhe çështjet organizative
(1)
Maratona e Tiranës 2024, në të gjitha kategoritë do të mbahet ditën e dielë, datë 20 Tetor 2024, duke filluar nga ora 09:00.
(2)
Distancat dhe itineraret për të gjitha kategoritë, do të jenë të paraqitura edhe grafikisht në stendat e ngritura nga organizatorët, si edhe në web, në faqen zyrtare të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com.
(3)
Të gjithë personat mund të regjistrohen në faqen zyrtare online të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com, në seksionin regjistrohu si dhe në të gjitha pikat e shërbimit të EasyPay në Shqipëri. http://www.easypay.al/vendodhja-e-agjenteve-easypay/
(4)
Të gjithë garuesit 18 vjeç, për të patur një regjistrim të vlefshëm duhet të dërgojnë përmes sistemit, një foto të kartës ID të njërit prind ose kujdestarit të tyre dhe deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes të firmosur nga ata. Deklaratën për pranimin e pjesëmarrjes do të mund ta shkarkoni në seksionin “Regjistrohu” pas plotësimit të datës së lindjes.
(5)
Në rast të shtyrjes së eventit për shkak të forcave madhore, që e bëjnë realizimin e eventit të pamundur për arsye organizative, organizatoret rezervojnë të drejtën për të ndryshuar datën, orën dhe vendin e mbajtjes së eventit, duke njoftuar pjesëmarrësit përmes mediave të komunikimit masiv. Ne këtë rast vlera e tarifes së regjistrimit është e vlefshme ashtu siç eshte dhe nuk anulohen.
(6)
Në rast anulimi definitiv të garës, tarifa e regjistrimit do të mund të kthehet brënda një kohe të caktuar, në pikat e shpallura sipas komunikatave përkatëse në mediat e komunikimit masiv. Të regjistruarit pranojnë se organizatorët nuk janë të detyruar per t’i kompensuar përtej vlerës së tarifës së regjistrimit, për çfarëdo shpenzimi tjetër që mund të derivojë nga anulimi i eventit.
(7)
Në rast ndërprerjeje apo anulim të eventit për shkak të forcave madhore, të paktën tridhjetë e pesë (35) minuta pas fillimit të garës, ky i fundit konsiderohet i ezauruar dhe nuk përsëritet. Në këtë rast tarifa e regjistrimit nuk kompensohet.
(8)
Në rast kur një person ka përfunduar regjistrimin e tij me sukses, këtij individi nuk I lind e drejta për ta tjetërsuar regjistrimin me të dhënat e një individi tjetër.
(9)
Anullimi apo kthimi i tarifës së regjistrimit, pas përfundimit me sukses, nuk është e mundur për asnjë arsye.
(10)
Gara do të konsiderohet zyrtarisht e mbyllur nga kohëmatësi pas 5 orë e gjysmë. Duhet të siguroheni të përfundoni garën përpara këtij afati dhe organizatorët kanë të drejtë të zhbllokojnë rrugët pas përfundimit zyrtar.
4- Përjashtimi i përgjegjësisë
(1)
Organizatori nuk mban përgjegjësi për dëmet materiale apo humbjen e pronës.
(2)
Organizatori nuk merr përgjegjësi për rreziqet shëndetësore të një pjesëmarrësi në lidhje me pjesëmarrjen e tij në një nga garat e Maratonës së Tiranës. Është përgjegjësi e pjesëmarrësit të deklarojë mbi vlerësimin mjekësor të gjendjes së tij shëndësore para konkurimit.
5- Rregullore Antidoping
(1)
Bazuar ne rregulloren Antidoping, te gjithe garuesit duhet te jene ne dijeni se mund t’i kerkohet te japin mostra per testimin e dopingut pas perfundimit te gares se Maratones se Tiranes 2024. Garuesit duhet te pranojne te ndjekin udhezimet e dhena nga stafi i testimit dhe te japin mostrat e kerkuara per analize. Ne rast se garuesit refuzojne te japin mostrat ose nuk bashkepunojne me stafin e testimit, mund te kene pasoja per rezulatet e gares dhe mund te ndeshen me sanksione te tjera ne perputhje me rregulloret e gares. Cdo perpjekje per te perdorur substanca te ndaluara ose per te manipuluar rezultatet e testit do te ndeshkohet ne perputhje me rregulloret perkatese nga Komisioni Disiplinor i Federates Shqiptare te Atletikes.
6- Grumbullimi i të dhënave dhe përpunimi i të dhënave
(1)
Të dhënat personale, të cilat jepen nga pjesëmarrësit gjatë regjistrimit ruhen dhe përpunohen me synim organizimin e eventit Maratona e Tiranës, duke përfshirë qëllimin identifikimin e pjesëmarrësit, pajisjes me numër garues Bib dhe vlerësimin e garuesit.
(2)
Regjistrimet video, audio dhe foto, si dhe intervistat e bëra pjesëmarrësve, me qëllim promovimin e Maratonës së Tiranës mund të transmetohen nga radiot dhe televizionet, si dhe të botohen në median e shtypur nga organizatori, duke përjashtuar pretendimet e pjesëmarrësve për shpërblim financiar.
7- Mbajtja e kohës dhe pajisja me numra Bib
(1)
Të gjithë pjesëmarësit, të cilët janë regjistuar deri në datë 16 Tetor 2023, ora 00:00, do të mund të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib në datat 19, 20 dhe 21 Tetor 2023 në çadrën e shërbimit përkatës, pranë sheshit “Skenderbej” të ngritur nga organizatorët. Orari i këtij shërbimi do të jetë nga ora 09:00 deri në orën 20:00. Pajisja me numrin garues dhe regjistruesin e kohës Bib mund të bëhet vetëm në këto ditë. Të gjithë ata të cilët nuk do të mund të tërheqin numrin garues dhe matësin e kohës Bib në këtë datë, janë automatikisht të skualifikuar nga gara.
(2)
Çdo pjesëmarrës do të pajiset me 1 (një) numër në çadrën e shërbimit të ngritur nga organizatorët, në datat 19, 20, 21 tetor 2023 pranë sheshit “Skënderbej”. Ky numër është unik dhe identifikues për çdo pjesëmarrës. Para fillimit të garës çdo pjesëmarrës duhet ta ketë të vendosur në pjesë të dukshme të trupit, përkatësisht në pjesën e gjoksit ose barkut. Numrat garues dhe matësit e kohës Bib duhet të jenë të vendosura deri në përfundim ose deri kur pjesëmarrësi dorëhiqet nga gara.
(3)
Garimi pa numrin dhe matësin e kohës Bib, me të cilin çdo pjesëmarrës është pajisur nga organizatorët, konsiderohet shkeljedhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur me këtë shkelje. Kapërcimi i kufijve të itinerarit të përcaktuar nga organizatorët konsiderohet shkelje dhe sjell si pasojë mosregjistrimin e kohës së shënuar nga pjesëmarrësi i kapur në këtë shkelje. Përcaktimin e një shkeljeje mund ta bëjnë vetëm gjyqtarët.
8- Shpërblimi për fituesit
(1)
Të gjithë pjesëmarrësit për të gjithë kategoritë, të cilët do të arrijnë zonën e finishit do të paisjen me medaljen e pjesëmarrjes. Ndërsa me medaljen e fituesve do të pajisen pjesëmarrësit e kategorive të mëposhtme:
– Marathon (42.195 km)
– Half Marathon (21,0975 km)
– Tirana 10K (10 km)
– We too (2.3 km)