Krijo ti medaljen e fitores

Krijo ti medaljen e fitores

Përfundimi i një maratone është një gjendje mendore që thotë se çdo gjë është e mundur!
Ky moment shënohet me medaljen e fitores, simbolin e kujtesës së suksesit!!

Maratona e Tiranës 2018 vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv ndërkombëtar në qytet. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjërë. Organizatorët ftojnë të gjithë të rinjtë me aftësi krjuese në dizajn të përfshihen në këtë event dhe të sjellin propozimet e tyre për krijimin e medaljes së Maratonës së Tiranës 2018.

Kjo medalje do të jetë simboli i edicionit të 3-të, të Maratonës së Tiranës frymëzuar nga elementët e ndërthurura sportive, innovative dhe të trashëgimisë kulturore të qytetit.

Fituesi i konkursit “Krijo ti medaljen e fitores” do të shpërblehet me një çmim prej 100Euro. Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë konkurs, duhet të dorëzojnë propozimet e tyre brenda datës 10 shtator 2018, në adresën elektronike info@tiranamarathon.com sipas rregullave të përcaktuara të hartuara dhe miratuara për këtë qëllim.

  • Formë rrethore me diametër 60mm dhe trashësi 3.5mm
  • Hekur i punuar me lazermark
  • Me tematikë që përfshijnë trashëgiminë kulturore të qytetit, elementë sportivë dhe innovativë
  • Medalja si kusht të domosdoshëm duhet të ketë në përmbajtje të shënuar Tirana Half Marathon 2018, third edition.
  • Formular aplikimi i plotesuar
  • Deklarata e autorit e plotësuar
  • Foto të Kartës së Identitetit
  • Skica e dizajnit të produktit në PDF
  • Vërtetim origjinal për llogari bankare në lekë (ky dokument do të kërkohet pas fazës së dytë në rast se aplikuesi kualifikohet).

Të gjitha dorëzimet që nuk përmbushin kushtet për konceptin e skicës së medaljes do të hidhen poshtë automatikisht nga juria vendimarrëse. Kjo juri përbëhet nga personalitete të sportit, shoqërisë civile dhe biznesit të cilët përbëjnë edhe bordin këshillues të Maratonës së Tiranës.

Duke marrë pjesë në këtë konkurs, pjesëmarrësit konfirmojnë shprehimisht se Skicat e dizajnit që ata dorëzojnë nuk shkelin asnjë të drejtë të mëparshme të pronësisë intelektuale dhe pranojnë shprehimisht përgjegjësinë e plotë për trajtimin dhe nëse nevojitet, marrjen përsipër të të gjitha pasojave për çdo shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale. Bashkëlidhur gjendet dhe deklarata e autorit në lidhje me pronësinë intelektuale te produktit.

Të drejtat e pronësisë intelektuale të Skicave dhe Koncepteve të plota të kompozimit të dorëzuara në këtë Konkurs mbeten nën pronësinë e autorëve të tyre përkatës.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në faqen zyrtare të Maratonës së Tiranës www.tiranamarathon.com, ditën e martë, 11 shtator 2018.

Suksese!

infoinfo@tiranamarathon.com
AdresaSheshi Skënderbej
Tiranë, Shqipëri

© 2021. Tirana Marathon - Made by UNIKAL