Fun Run

Edicioni i tretë

Edhe në këtë edicion të saj të tretë Gjysmë Maratona e Tiranës, vjen me një hapsirë special për të rinjt e qytetit. Me datë 6 Tetor 2018 do të zhvillohet gara Fun Run, ku protagonist të kësaj kategorie do të jenë nxënësit e shkollave të Tiranës, të cilët do të vrapojnë në rrugët e qytetit duke mbartur mesazhin sensibilizues: “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.

Kjo garë do të filloj në orën 10:00 në shëshin “Nënë Tereza” dhe do të përshkruaj një segment me gjatësi simbolike prej 2km. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull do të ketë një shpërblim simbolik, por me shumë se kaq kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për ti nxitur të rinjt të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkuruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Në lidhje me organizimin e këtij eventi, njoftimet për pjesmarrje te nxënësve të shkollave të Tiranës do të bëhët përmes Drejtorive të shkollave dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, përgjatë muajit shtator 2018.