Selia e Akademisë së Shkencave

akademia.jpg
Bulevardi Zhan d'Ark , Tirana, Albania
59 Unaza Tiranë Qarku i Tiranës AL

Kjo ndërtesë përfaqëson një nga selitë më të rëndësishme të institucioneve shqiptare në vite. Fillimisht këtu ka qenë selia e parlamentit të parë shqiptar (1920-1924). Më pas në vitet 1925- 1926 ka qenë selia e qeverisë së presidentit A. Zogu. Nga viti 1929- 1939 u përdor si Pallat Mbretëror nga  Mbreti Zogu I. Më këtë rast ndërtesa u zgjerua me një sallë në katin përdhe si dhe shkallaren me ballkon përpara hyrjes në anën veriore të saj duke i dhënë pamjen dhe funksionin e Pallatit Mbretëror. Më vonë ai e kaloi banesën e tij private në katin e sipërm të ndërtesës.

Në vitet 1944 – 1946 këtu ka qenë e vendosur Kryesia e KANÇ (Këshilli Antifashist Nacional Çlirimtar).

Në periudhën 1946-1962 ka qenë selia e Presidiumit të Kuvendit popullor. Ndërsa që nga viti 1972 në këtë godinë është vendosur Akademia e Shkencave të  Shqipërisë.