Ish vila e Enver Hoxhës dhe Blloku

Ish vila e Enver Hoxhës dhe Blloku.jpg
Rruga Ismail Qemali, Tirana, Albania
14 Rruga Ismail Qemali Tirana Tirana County AL

Vila ku ka jetuar ish diktatori komunist Enver Hoxha është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton në një pjesë të saj deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Shtëpia ka mbetur e paprekur ashtu siç e ka lënë familja Hoxha kur u shpërngul. Ish – rezidenca e anëtarëve të lartë të udhëheqjes së Partisë Komuniste. Kjo ka qenë një zonë e ndaluar për qytetarët e thjeshtë. Sot frekuentohet sidomos nga të rinjtë për shkak të komplekseve të larmishme të shërbimeve dhe lokaleve luksoze.