Instituti “Harry Fultz”

Instituti “Harry Fultz”.jpg
Rruga Asim Vokshi, Tirana, Albania
Rruga Asim Vokshi Tirana Tirana County AL

U themelua në vitin 1921 si Shkolla  Teknike e Tiranës. Në drejtimin e saj që nga tetori i vitit 1922 u vendos Harry Trevlin Fultz, profesor i Arteve Mekanike në Universitetin e Çikagos. Ai si pedagog dhe administrator e drejtoi këtë shkollë me profesionalizëm deri në vitin 1933.

Shkolla u shtetëzua në vitin 1933 si rrjedhojë e influencës së madhe në shoqërinë shqiptare së bashku me shkollat e tjera të huaja në Shqipëri.

Në vitin 1947 shkolla mori emrin “Politeknikumi 7 Nëntori” duke ruajtur profilin e saj teknik.

Sot shkolla mban emrin Instituti “Harry Fultz” dhe  ofron edukim cilësor dhe të qëndrueshëm me standarde ndërkombëtare.