Instalacioni “Reja”

Instalacioni “Reja”.jpg
Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, Albania
4 Bulevardi Dëshmorët e Kombit Tiranë Qarku i Tiranës 1001 AL

Një nga veprat më të njohura të instilacionit të artit publik “Reja” (Cloud), ideuar nga artisti i mirënjohur japonez, Sou Fujimoto, është  instaluar përpara Galerisë së Arteve në Tiranë. Kjo vepër e mirënjohur  është e vizitueshme nga publiku kryeqytetas dhe nga vizitorët e huaj, e ndërthurur me një kalendar aktivitetesh nga Bashkia e Tiranës. “Reja” ka një sipërfaqe rreth 541 metra katrorë dhe lartësia maksimale shkon deri në 7 metra. “Reja” funksionon si hapësirë e pavarur, me një kalendar të ngjeshur aktivitetesh, të ndërtuar në bashkëpunim më partnerë kulturorë lokal, individë, institucione edukimi, komunitete, etj.Pavijoni është menduar si një hapësirë e lirë sociale dhe rrjedhimisht Fujimoto e ka përshkruar si një terren transparent, një strukturë delikate, tre-dimensionale dhe çdo njësi është e përbërë nga shufra çeliku.

Orari i hapjes në sezonin veror është: 09-22:00 dhe në sezonin dimëror: 09-18:00.