Edicioni

7

Edhe në këtë edicion të saj të gjashtë Maratona e Tiranës, vjen me një hapësirë special për të rinjtë e qytetit. Me datë 21 Tetor 2023 do të zhvillohet gara Fun Run, ku protagonist të kësaj kategorie do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare të Tiranës, të cilët do të vrapojnë në rrugët e qytetit duke mbartur mesazhin sensibilizues: “Edukimin e brezave nëpërmjet sportit”.

Kjo garë do të fillojë në orën 09:00 në shëshin “Nënë Tereza” dhe do të përshkruaj një segment me gjatësi simbolike prej 2km i cili përfundon në sheshin “Skëndërbej”. Për fituesit e tre vendeve të para femër dhe mashkull do të ketë një shpërblim simbolik, por me shumë se kaq kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për ti nxitur të rinjt të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkuruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Në lidhje me organizimin e këtij eventi, njoftimet për pjesmarrje te nxënësve të shkollave të Tiranës do të bëhët përmes Drejtorive të shkollave dhe Drejtorisë Rajonale Arsimore të Tiranës, përgjatë muajit shtator 2023.

Tirana Marathon

Sheshi Skënderbej, Tiranë, Shqipëri
Tirana Marathon © 2024. All rights reserved.